INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pyet qytetarin! Modeli që po ndjek Bashkia e Tiranës për jetesë sa më cilësore[FOTO]

Pyet qytetarin! Modeli që po ndjek Bashkia e Tiranës për jetesë sa më cilësore[FOTO]

Publikuar më: 15:04 27-03-2019

Pyet qytetarin! Kjo është motoja më e re e Bashkisë së Tiranës, që ka nisur të praktikohet. Të gjitha punët publike tani do të kryhen duke dëgjuar më parë banorët e kryeqytetit. Këtë porosi ja u dha administratorëve vendorë, Drejtor Përgjithshëm në Drejtorinë e Objekteve në Bashkëpronësi, pranë Bashkisë së Tiranës, Erind Bejko. Madje dhe buxhet sipas tij duhet të hartohen me këtë logjikë. Qëllimi i këtij modeli që do të ndiqen nga pushteti vendor do të jetë më efektiv për banorët, pasi ata përballen drejtpërdrejt me problematikat në zonat ku jetojnë.

Që qytetari të jetë sa më në fokus priten që të realizohen më shumë dëgjesa publike me komunitet dhe shqetësimet e tyre do të ndiqen hap pas hapi nga pushtetarët lokalë me qëllim që jetesa e tyre të jetë sa më cilësore.

errokkkk.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037322044372559