INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qendër për grumbullimin e ISIS në Shqipëri? Reagon Kryeministria: Ja e vërteta

Qendër për grumbullimin e ISIS në Shqipëri? Reagon Kryeministria: Ja e vërteta

Publikuar më: 18:10 08-06-2018

Pas lajmeve se Shqipëria ka pranuar që të ngrejë një strehë për ish-militantët e ISIS, ka reaguar edhe Kryeministria. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Kryeministria mohon një lajm të tillë duke deklaruar se nuk ekziston asnjë lloj ideje, kërkese apo mundësie për diçka të tillë. Sipas deklaratës, bëhet fjalë për një qendër koordinimi kundër ekstremizmit.

Sqarim:

Duke vene re se disa lajme te rreme me karakter provokues dhe politike, spekulojne haptazi mbi nje gjoja qender per grumbullimin e ish-militanteve te ISIS-it ne Shqiperi, keshilltari i sigurise i kryeministrit, Sander Lleshi, ben me dije se nuk ekziston asnje lloj ideje, kerkese, plani apo mundesie per diçka te tille.

Keto opinione qe i referohen nje fraze te perdorur nga kryeministri Borisov, jane krejt pa lidhje me subjektin te cilit shefi i qeverise bullgare i’u referua ne prononcimin e tij.

Behet thjeshte fjale per Qendren e Koordinimit kunder Ekstremizmit te Dhunshem, qe ishte edhe organizatorja e konferences nderkombetare te para pak diteve, ku mori pjese edhe kryeministri i Bullgarise.

Shqiperia ka propozuar kthimin e kesaj qendre ne nje qender rajonale, per te kryer analiza, vleresime, studime, shkembim informacioni si edhe programe te perbashketa kunder ekstremizmit te dhunshem.

Por kjo qender as nuk eshte, as nuk mund te jete dhe as nuk i ka shkuar kurrekujt ne mendje qe te kthehet ne nje repart grumbullimi te ish-militanteve te ISIS-it. Jo vetem sepse askush dhe asnjehere nuk e ka kerkuar nje gje te tille, po edhe sepse kjo fantazi nuk ka asgjekundi lidhje me misionin e Qendres se Koordinimit kunder Ekstremizmit te Dhunshem dhe me projektin tone per rajonalizimin e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891