INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeni besnik që i tregoi policisë vendin ku e kishte groposur babai Anxhelinën [VIDEO]

Qeni besnik që i tregoi policisë vendin ku e kishte groposur babai Anxhelinën [VIDEO]

Publikuar më: 13:26 04-01-2019

Ishte qeni i 29-vjeçares, Anxhelinës që drejtoi policinë drejt varrit ku e kishte groposur babai i saj, Aleko Petro pasi e kishte vrarë.

Mediat greke, teksa japin detaje të reja lidhur me krimin monstruoz, shkruajnë sot se ishte Rocky, qeni që zbuloi vendin ku babai kishte groposur vajzën për të humbur gjurmët.

Rocky, siç duket nga kjo video që është bërë publike nga mediat greke, qëndron edne jashtë derës së shtëpisë së Anxhelinës dhe pret që ajo të kthehet.

29-vjeçarja Anxhelina Petro ishte vajza e vetme e Aleko Petros, i divorcuar prej me shumë se 12 vitesh nga gruaja. Mbrëmjen e 2 janarit u raportua zhdukja e saj, ndërsa babai 52 vjeç ka pranuar krimin në polici. Ai e kishte goditur vajzën e tij disa herë me shufër hekuri, duke i shkaktuar vdekjen për shkak të traumave në kokë dhe e kishte varrosur në oborrin e shtëpisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336