“Ajo po mundohej të na mbronte nga zjarri. U ngrita nga krevati për të parë se çfarë po ndodhte. Në atë moment, hapa derën e pasme dhe Sasha vrapoi për në tualetin e shtëpisë.”
Është ky rrëfimi i një nëne, ku qenushja e shtëpisë është treguar ‘heroinë’ duke ju shpëtuar jetën. I përket racës pitbull dhe ka bërë një gjest që i mbrojti jetën familjen së saj, pasi i shpëtoi nga zjarri që përfshiu shtëpinë në Kaliforni. Nana Chaichanhda është zgjuar nga kafsha e saj tetëmuajshe, Sasha rreth orës 10 të mbrëmjes. Sipas Dailymail, qenushja po qante në derën e oborrit të shtëpisë në përpjekje për ta paralajmëruar për zjarrin.
Pastaj kuptoi se flakët ishin në shtëpinë e kushërinjve të saj, të cilët i ka fqinjë. Sasha shpëtoi edhe foshnjën 7-muajshe duke e tërhequr nga pelenat për ta nxjerrë nga shtëpia.