INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria dhuron gjak. Rama: Të përmirësojmë thënien se “pijmë gjak”

Qeveria dhuron gjak. Rama: Të përmirësojmë thënien se “pijmë gjak”

Publikuar më: 11:56 14-09-2017

Pasi i kërkoi grupit kuvendor socialist të ndërmarrë nismën e dhurimit të gjakut në nevojë, vetë qeveria e re e ka ndërmarrë këtë nismë menjëherë, që në ditën e parë të funksionimit të saj. Stafi i zyrës së shtypit të kryeministrisë
Njoftimi i Kryeministrisë:
“Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut vijoi sot, në mjediset e Kryeministrisë, ku për të katërtin vit radhazi, stafi i institucionit dhuroi gjak për fëmijët në nevojë për të”.
Ndërkohë vetë Edi Rama është dhurues i rregullt i gjakut prej 17 vitesh, thirrje të cilën e lëshoi edhe gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Edi Rama:
“Do të kërkoja angazhimin e gjithkujt prej jush. Besoj që çdo prind këtu do ta kuptojë këtë që do të them. Ne, në kryeministri kemi bërë çdo vit dhurimin e gjakut. Është realisht një situatë e vështirë për fëmijët që kërkojnë gjak. Siç kanë treguar edhe vitet e tjera, kur ka një lloj aktiviteti sensibilizues dhe ka një rritje të dhurimit, kështu që i kam kërkuar kryetarit të grupit që të organizojë një seancë dhurimi gjaku edhe të deputetëve. Balancon atë idenë se ne vetëm “pijmë gjak” dhe krijon një ide që ne edhe mund të japim gjak. Ne do ta bëjmë në Kryeministri këtë gjë dhe duke parë duke parë sa gjak mungon, do t'i marrim sa duhet çdo ministri për të plotësuar detyrimet e PS ndaj institucionit të dhurimit të gjakut”.

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664