INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Qeveria e Kosovës alarmohet për ngritjen e murit në Veri të Mitrovicës

Publikuar më: 16:16 07-12-2016

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka zhvilluar një takim urgjent me grupin e punës për Marrëveshjen e Brukselit, për heqjen e barrikadës nga ura e Ibrit. Kjo mund t'i sillte vendit sipas saj pasoja destabilizuese.
“Zhvillimet në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës në lidhje me ndërtimin e një muri janë zhvillime shumë shqetësuese dhe mund të kenë pasoja destabilizuese për gjendjen në atë pjesë të vendit tonë, duke cënuar gjithë arritjet e deritashme për të vendosur normalitet, stabilitet dhe rend. Ndërtimi i këtij muri është një veprim ilegal dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit, për revitalizimin e urës së Ibrit dhe si i tillë do të ndalet dhe rrënohet”, deklaroi ministrja për Dialog.
Tahiri ka bërë të ditur se “Qeveria e Kosovës do të veprojë për të ndaluar këtë ndërtim ilegal”.
" Mbrëmë kam njoftuar zyrtarisht Bashkimin Evropian për këto zhvillime negative duke ia bërë të ditur se këto ndërtime po bëhen në mënyrë ilegale, në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit si dhe po realizohen nga strukturat paralele komunale të dirigjuara nga Serbia. Një delegacion i BE-së do të arrijë sot në Kosovë dhe kjo do të jetë tema kryesore e takimit tonë", theksoi ministrja

 

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166