INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Qeveria e re e Kosovës. Haradinaj nuk publikon, nëse i ka votat [VIDEO]

Publikuar më: 17:12 26-07-2017

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është regjistruar si deputet për legjislaturën e 6 të Kuvendit të Kosovës. Ai ka qenë i shoqëruar nga disa anëtarë të partisë së tij. Haradinaj ka uruar të gjithë deputetet e rinj ndërkohë që ka bërë të ditur se në seancën konstituive , së pari do të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe pastaj pa vonesa edhe Qeveria. Por, kandidati për kryeministër i koalicionit fitues të zgjedhjeve PDK-AAK-Nisma  nuk ka treguar nëse ka numrat për tu zgjedhur kryeministër. Ndërkohë nga ana tjetër flitet se një koalicion të mundshëm mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje mund të ndodhë së shpejti.  Zyrtarë nga dy partitë politike kanë bërë të ditur se kanë zhvilluar takime dhe të dyja palët janë shprehur të gatshme për të bashkëpunuar bashkë në formimin e qeverisë.  Lëvizja Vetëvendosje deri më tani është shprehur e hapur për një koalicion më LDK-në, duke kërkuar kështu krijimin e grupeve të ekspertëve që do të punonin në hartimin e një programi qeverisës. Ndërkohë zyrtarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se ende nuk është marrë një vendim për një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen.

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498