INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria e re italiane, Salvini: Prioriteti ynë, t’i çojmë në shtëpi emigrantët ilegalë

Qeveria e re italiane, Salvini: Prioriteti ynë, t’i çojmë në shtëpi emigrantët ilegalë

Publikuar më: 09:38 02-06-2018

Menjëherë pas betimit të kabinetit të ri qeveritar në Itali, ministri i Brendshëm, ekstremisti i djathtë Matteo Salvini është shprehur se një prej prioriteteve kryesore të qeverisë së re populiste do të jetë “dërgimi i tyre në shtëpi”, duke sinjalizuar kështu synimet për të mbajtur premtimin elektoral për të kthyer mbrapsht qindra e mijëra emigrantë pa dokumente që qëndrojnë në Itali.

Kaosi politik që përfshiu prej javësh Italinë, më saktë 88 ditë, kishte në qendër pikëpyetjet nëse qeveria e re, e betuar ditën e premte e që do të udhëhiqet nga një kryeministër thuajse të panjohur si Giuseppe Conte, do të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj angazhimeve fiskale të Italisë në Bruksel.
Por, ardhja në pushtet e Salvinit, dikur një prezantues radiofonik e sot i emëruar në një prej pozicioneve më të fuqishme qeveritare në Itali, që mbikëqyr sigurinë vendase, të drejtat e njeriut, emigracionin dhe azilkërkimin, si dhe zgjedhjet, mund të sjellë për pasojë edhe ndryshime të tjera dramatike. Vetëm pak orë pasi qeveria e re mori miratimin e presidentit italian, Sergio Mattarella, Salvini u shpreh se Italia do të niste tashmë një qasje më të ashpër. “Dyert e Italisë janë të hapura për njerëz të zotë, ndërsa do t’u japim bileta me vetëm një drejtim atyre që vijnë këtu për të shkaktuar trazira. Kthimi i tyre nga kanë ardhur do të jetë një ndër prioritetet tona kryesore”, tha ai. Salvini, kreu i partië së ekstremit të djathtë “Lega Nord”, një parti nacionaliste që është shprehur madje edhe në favor të shkëputjes së Veriut të pasur të Italisë, premtoi gjatë fushatës se do të deportojë rreth 500 mijë emigrantë që jetojnë në mënyrë të paligjshme në Itali.

E ndërsa retorika shkaktoi shqetësim mes ekspertëve të emigracionit dhe grupeve humanitare, ajo u pa edhe si një axhendë tejet e parealizueshme, sepse Italia nuk i ka burimet apo elasticitetin ligjor për të ndjekur deportimet masive tejet të kushtueshme.

Article Logic
Execution time: 0.0033321380615234