INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Qeveria e re maqedonase. Bisedime mes LSDM dhe BDI [Video]

Publikuar më: 17:04 06-02-2017

Bisedimet për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë duket se kanë marrë një tjetër drejtim. Pasi kreu i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski nuk pranoi kushtet e shqiptarëve, kanë nisur takimet mes LSDM dhe BDI. Mësohet se sot është zhvilluar një takim mes dy palëve në një ambjent neutral. Rtv 21 ka kapur momente të mbërritjes së nënkryetarëve në takim. Palët po diskutojnë rreth formimit të qeverisë. Më herët LSDM bëri të ditur për mediat se bisedimet nuk po zhvillohen mes dy kryetarëve, Ahmetit dhe Zaevit por se ka kontakte në nivel më të ulët, partiak. Ndërkohë nga BDI bëhet e ditur se komunikimet po vazhdojnë me LSDM por edhe me VMRO.  Kjo forcë politike bën të ditur se do vazhdojnë të diskutojnë me argumente për të gjitha opsionet. Në këtë situatë, aspak të qetë për Maqedonin, pritet të mbërrijë të enjten në vend komisioneri i Bashkimit Evropian, Johanes Han.  Komisioneri për zgjerimin e BE mbërrin në Shkup për mbledhjen e ministrave të gjashtë shteteve ballkanike që mbahet për energjinë por nuk përjashtohet mundësia që ai të ndihmojë në bisedimet për formimin e qeverisë së re.

Article Logic
Execution time: 0.0032649040222168