INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria miraton “Kartën e Studentit”, si lëshohet dhe cilat janë përfitimet

Qeveria miraton “Kartën e Studentit”, si lëshohet dhe cilat janë përfitimet

Publikuar më: 16:10 19-12-2018

Në kulmin e protestave të studentëve, Qeveria ka miratuar një vendim, i cili ofron për të gjithë ata që ndjekin shkollën e lartë, shërbime publike me çmime të reduktuara ose falas.

Sipas aktit të propozuar nga Ministria e Arsimit, të gjithë studentët në universitetet e Shqipërisë do të pajisen me kartën e posaçme të studentit, përmes së cilës mund të përfitojnë një sërë lehtësirash financiare.

Sipas vendimit, studentët do të përfitojnë strehim social, kurim falas nëpër spitale, si dhe do të kenë të paguara sigurimet shëndetësore.

Për studentët që janë prindër do të ofrohet regjistrim në çerdhe apo kopshte me tarifa të reduktuara për fëmijët. Po kështu, të gjithë ata që ndjekin arsimin e lartë do të përfitojnë transport publik me lehtësi, përfshirë dhe atë ajror, hyrje falas në biblioteka, teatro dhe muze, si dhe kualifikime falas për qëllime punësimi.

Karta e studentit do të lëshohet nga Qendra e Shërbimit Arsimor, një institucion i posaçëm që pritet të ngrihet shumë shpejt.Miratimi i Kartës së Studentit ishte një nga 8 kërkesat që studentët në protestë i kanë kërkuar Qeverisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219