INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Qeveria në Maqedoni. Zaev: Vijojnë diskutimet, krijohet brenda javës [VIDEO]

Publikuar më: 15:18 23-05-2017

Zoran Zaev shprehet i kënaqur me dinamikën e bisedimeve të krijimit të qeverisë së re të Maqedonisë. Sipas tij diskutimet me partitë shqiptare janë në fazën e ndarjes së ministrive, por  faktorë shumë i rëndësishëm është cilësia e emrave të propozuar.  Pas takimit që kishte me partnerët e koalicionit nga blloku politik shqiptarë Zaev  ka deklaruar se ka gatishmëri të madhe për të krijuar një qeveri cilësore ndërsa shtoi se të gjitha partitë i kanë dhënë rëndësi krijimit të kabinetit qeveritar. Sipas burimeve nga LSDM e gjithë maratona e negociatave mund të marrë fund brenda javës.  Nga takimet e deritanishme të BDI-së dhe Lëvizjes Besa me LSDM-në nuk janë dhënë informacione se cilat portofole ministrore kanë për synim. Zaev e ka bërë të qartë se qëllimi tij, si personi i mandatuar me formimin e ekzekutivit është të përfshijë të gjitha partitë që siguruan nënshkrimet për marrjen e mandatit.  Në mesin e kushteve të vendosura nga partitë shqiptare e të konsideruara të pranueshme edhe prej tij është integrimi në NATO dhe BE, sundimi i së drejtës dhe shtetit ligjor, zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, vendime konsensuale, përgjegjësia e qeverisë, etj.

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557