INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria siguron votat për amendamentet kushtetuese. Zaev: Gjetëm gjuhën e përbashkët

Qeveria siguron votat për amendamentet kushtetuese. Zaev: Gjetëm gjuhën e përbashkët

Publikuar më: 15:24 02-11-2018

Qeveria e Maqedonisë duket se do ta mbyll me sukses procesin e ndryshimeve kushtetuese që do ti japin vendit, emrin e ri. Zaev ka siguruar dy të tretat e nevojshme në Kuvend për votimin edhe të fazës së dytë dhe të tretë të ndryshimeve kushtetuese, të domosdoshme për zbatimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë. E premtja ishte afati i fundit për dërgimin e amendamenteve kushtetuese në parlament. Qeveria i ka hartuar amendamentet kushtetuese pas bisedimeve që ka pasur kryeministri Zoran Zaev me grupin e ri parlamentar, apo 8 deputetët e përjashtuar nga VMRO DPMNE-ja. REL shkruan se “arritjen e marrëveshjes me këtë grup të deputetëve, disa prej të cilëve po gjykohen për vepra të rënda për dhunën e 27 prillit në Kuvend, e disa të tjerë janë nën hetime, e ka konfirmuar edhe kryeministri Zoran Zaev”. Kreu i qeverisë foli me bindje se do të vazhdohet me zbatimin e marrëveshjes me Greqinë dhe arritjen e synimit për integrimin e vendit në NATO dhe BE.
“Për mua ky proces është shumë i rëndësishëm, për herë të parë janë siguruar dy të tretat për çështje kaq të rëndësishme, siç është Kushtetuta. Më vjen mirë që nëpërmjet procesit të pajtimit gjetëm gjuhë të përbashkët edhe me deputetë të tjerë. Unë besoj se qëndrimi i tyre për të mbështetur ndryshimet në fazën e parë, tani do të arsyetohet me heqjen e të gjitha dilemave sa i përket identitetit tonë” deklaroi Zaev.

Article Logic
Execution time: 0.0033519268035889