INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria streson maturantët, ja përse

Qeveria streson maturantët, ja përse

Publikuar më: 10:46 26-07-2016

Jemi në ditët e fundit të muajit Korrik, por ende matuarantët janë të paqartë për vijimin e studimeve. Kështu thotë në një dalje për mediat, deputeti i PD Luçiano Boçi, i cili thotë se për këtë ka vetëm një përgjegjës.
Luçiano Boçi:
“41 mijë maturantë dhe familjet e tyre po mbahen në akth nga qeveria, e cila ende nuk ka nxjerrë udhëzimin zyrtar për aplikimin në universitet.
Ndërsa korriku po ikën, 41 mijë maturantë ende nuk e kanë të qartë të ardhmen, për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë.
Jemi me 26 korrik, dhe është hera e parë që nuk ka një udhëzim zyrtar për procesin e aplikimit, nuk ka shpallje të kuotave me vendim qeverie, dhe nuk janë bërë të njohura tarifat për programet e ciklit universitar”.
Për deputetin demokrat ky proces duhej të kishte nisur.
Luçiano Boçi:
“Pra MAS, nuk arrin të përmbyll një proces, i cili prej vitit 2006 e deri në vitin 2013, sot që flasim, me 26 korrik, i kishte shuar të gjitha dilemat e maturantëve, dhe ata ishin të qartë për vendimet që do të merrnin. Kjo vonesë skandaloze e Ministrisë së Arsimit dhe e qeverisë, po shkakton stres, lodhje e mundim tek 41 minjë maturantë e familjet e tyre”.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436