INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeverisje PD-PS pas zgjedhjeve? Rama ironizon Bashën dhe përgjigjet kështu

Qeverisje PD-PS pas zgjedhjeve? Rama ironizon Bashën dhe përgjigjet kështu

Publikuar më: 20:46 01-06-2017

Kryeministri Edi Rama ka treguar vendin ku do të ishte kryedemokrati Lulzim Basha sot, nëse nuk do të ishte arritur marrëveshja.

Rama tha në emisionin “Opinion” se Luli do ishte në çadër akoma, duke ironizuar se do kërkonin kostume banjoje me gjithë këtë temperaturë.

“Sot Luli do ishte akoma në çadër, bashkë me grupin që mbante gjallë studion televizive dhe do kërkonin leje për kostume banjo, pasi në këtë temepraturë do ishte e pamunudr të qëndroje aty”, theksoi Rama.

KryeministriRama i është përgjigjur prerë pyetjes nëse do të ketë marrëveshje PS-PD pas 25 qershorit, duke e mohuar këtë.

Më tej, kryeministri ka thumbuar dhe LSI, duke thënë se PS synon që pas 25 qershorit të ketë pavarësi në timonin e qeverisjes. Kujtojmë se ditët e fundit po zhvillohet një debat i ashpër mes PS dhe LSI për makinën me dy timonë.

Kjo ide u hodh nga ish-ministri Saimir Tahiri, i cili tha se s’do ketë më makinë me dy timonë, duke nënkuptuar qeverisje pa LSI.

“Jo. Nuk do të qeverisimin me PD pas 25 qershorit. PS është e fokusuar te 25 qershori, duam që njerëzit të na besojnë një mandat të plotë. Synojmë të kemi pavarësinë në timonin e qeverisjes. Nuk kemi marrëveshje për këtë gjë”, deklaroi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0015239715576172