INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Qindra studentë marshojnë drejt kryeministisë, kërkojnë tarifa më të ulëta[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 11:41 22-11-2018

Lëvizja Për Universitetin ka nisur një marshim protestues, që nisi nga Korpusi Qëndror Universitar drejt kryeministrisë. Kërkesat e studentëve dhe pedagogëve ndaj qeverisë lidhen kryesisht me tarifat, që janë rritur kryesisht ato të ciklit të dytë të studimeve. Ata kanë renditur këto kërkesa:

1.Përgjysmim i të gjitha tarifave studimore.
2.Rritje serioze e buxhetit të shtetit për universitetet publike.
3.Themelim i një enti botues publik, që boton libra universitarë me çmim të lirë.

“Kërkojmë uljen e tarifave sepse janë të larta”, tha një nga profesorët.
Ndërsa një nga studentët u ankua për mungesë klasash. Sipas tij, ato duken si korridore. Kurse një student bëri një krahasim mes buxhetit për arsim dhe koncensioneve të rrigëve: “Shteti jep 40 milionë euro për 2 km rrugë, arsimi kushton sa 2 km rrugë.”

klodiok.jpg

stud_11ok.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887