INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qyteti i përmbytur del në sipërfaqe pas 30 vjetësh [VIDEO]

Qyteti i përmbytur del në sipërfaqe pas 30 vjetësh [VIDEO]

Publikuar më: 14:46 19-05-2019

Qyteti Villa Epecuen dikur ka qenë një nga qytetet e popullarizuara buzë liqenit të Buenos Airesit në Argjentinë, por pas shirave të rrëmbyer më 10 nëntor vitit 1985 u përmbyt i tëri.

Banorët u detyruan të evakuoheshin nga shtëpitë dhe ndërtesat, të cilat u zhdukën 10 metra nën sipërfaqen e ujit.

30 vjet më vonë uji është tërhequr, ndërsa qyteti është shpërfaqur mbi tokë duke e shndërruar qytetin e ringjallur në një atraksion për turistik, si dëshmi e atmosferës së frikshme apokaliptike që bart.

Villa Epecuén u themelua në vitin 1921 si fshati më turistik në vend. E ndërtuar rreth ujrave të kripura të Liqenit Epecuén, qyteti lulëzoi nga shumë njerëz të cilët e dëshironin për efektet terapeutike të ujit.

Këto ujëra shpesh krahasoheshin me ato nga Deti i Vdekur dhe u cilësuan si "mrekulli", duke promovuar më tej qytetin si vend të përkryer pushimi.

Article Logic
Execution time: 0.0036578178405762