INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama ashpërson sulmet ndaj LSI-së. “Pazaret, kanceri i administratës” [VIDEO]

Publikuar më: 15:10 07-06-2017

Edi Rama ka qenë i drejtpërdrejtë me sulmet e tij drejtuar LSI-së, kur tha se bashkëqeverisja ka dështuar në pikën e administratës publike.
Edi Rama:
“Edhe ky koalicion që ne ngritëm, nuk e preku dot këtë kancer brenda administratës. Është një kancer i trashëguar në të gjitha administratat dhe vetëm rëndohet. Kthehet në një art në vetvete kapja e brendshme e administratës”.
Edi Rama shkoi edhe më tej, kur tha se kjo politikë ka mbajtur peng edhe dy partitë e mëdha.
Edi Rama:
“Është histori pengmarrje, pse? Sepse, ose do ta pranosh këtë dhe do bësh koalicionin, ose të thotë tjetri nuk ka problem ti ke kapur më shumë me tepsinë te tjetri dhe dy partitë e mëdha këtu janë bërë pengje të këtij lloj ankandi”.
Rama kërkoi 71 mandate për të qeverisur i vetëm pas zgjedhjeve të 25 qershorit, por nëse një subjekt politik do që t'i bashkohet qeverisjes së vendit, do të jetë vetëm një çështje që i bashkon.
Edi Rama:
“Kush vjen në koalicion, vjen për program, nuk vjen për tepsinë. Ose hajde për program, ose ik! Por tepsi, unë dua këtë, unë dua atë, më fut këtë këtu, kjo nuk mund të ndodhë më”!

Article Logic
Execution time: 0.0051510334014893