Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ndihet i ligështuar për largimin nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi. Rama shprehet se “Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot. Një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot të ndjehen të ligështuar për humbjen e tij, jo vetëm miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija. Ai i'a doli aty ku shumëkush nuk i'a del dot: La pas një kujtim të mirë tek të mëdhenjtë e tek të vegjëlit. Lamtumirë mik i mirë!”-shkruan kryeministri.