Edi Rama ka vijuar ironinë me opozitën demokrate. Por këtë radhë ai është marrë direkt me fjalën e Kryetarit ët PD Lulzim Basha. Duke cituar fjalë për fjalë kryetarin e opozitës tha se ai tashëm është në konflikt dhe duhet të përballet në gjyq me Nard Ndokën për të drejtën e autorit si filozof.
Edi Rama:
“Lulzim Basha tha peshkatari është peshku më i madh. Këto janë çështje që zoti Ndoka ti zgjidhë në gjyq me zotin Basha për të drejtën e autorit”.
Përgjigjen për këtë ia ktheu direkt Nard Ndoka
Nard Ndoka:
Kryeministri nuk meriton përgjigje edhe për faktin se është nën efektin e kokainës. Një doktor nga jashtë më thotë se shenjat e tij janë tipike kokaine. Meqë jeni admirues i shprehjeve të mija po ju them dhe shprehjen time: “Kush pin kokainë kryhet dhe nxihet”.