Në 90 vjetorin e gjimnazit Qemal Stafa, Kryeministri Edi Rama ka folur për refomat në arsim duke i vlerësuar si të suksesshme. Teksa ka lajmëruar dhe reformën në drejtim të përmirësimit të teksteve shkollore tha se ato aktuale janë si të xhunglës dhe do të zëvendësohen me ato të Oxford-it. Rama ka përmendur dhe disa nga emrat e personaliteve, që kanë mbaruar shkollën e mesme në gjimnazin, Qemal Stafa.
Si Alfred Mojsiu apo Agim Fagun, që sipas kryeminisitrit kapacitetet e tyre duhet shfrytëzuar.
Rama tha: “Agim Fagun ish-nxënës i Qemal Stafës, do ta nxisja drejtoreshën të mos e linte pa shfrytëzuar atë, që mund ti japim sot nxënësve të Qemal Stafës, në të kohe Fagu kishte kapacitetin të na bënte të ëndërronim. Moisiu, i cili ka lënë një gjurmë të pashlyeshme dhe një shembull për të mos qenë president i një pale. Së fundi nxënës, miq, mësues dhe të gjithë të tjerët ju jeni në moshën më të re ku gjimnazi sot është në moshën më të re, hija e traditës pasha e historisë ju bëjnë pjesë të diçkaje që do të vazhdojë ndryshë nga rutina e një gjimnazi të zakonshëm, me emrat e atyre që do të vazhdojnë të shkruhen në librin e historisë së gjimnazit prandaj mbajeni me nder lavdinë e Qemal Stafës. Është mbreslënëse, që në sallë ka shumë që nuk janë sot nxënës, por i bashkon miqësia dhe eksperienca, që në fund të ditës i bën të gjithë të jenë të Qemal Stafës. Ju keni 75 dëshmor të atdheut, mbi një 20 mësues të popullit. Keni një princ, që nuk ka studiuar këtu. Gjyshi i tij ka pasur probleme të mëdha me Qemal Stafën, por ai ka ardhur ta nderojë”.