INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama bën tjetër ndryshim në qeveri

Rama bën tjetër ndryshim në qeveri

Publikuar më: 20:39 09-09-2017

Kryeministri Rama ka menduar të ndryshojë edhe emrin e një tjetër ministrie pas Ministrisë së Jashtme për Europën dhe Punët e Jashtme.

Teksa prezantonte emrat e kabinetit të ri qeveritar në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama u shpreh se ministria e drejtuar nga Arben Ahmetaj, do të quhej Ministria e Financave, Ekonomisë dhe Puëns.

Ndërsa tani pasi dorëzoi në Presidencë shkresën për dekretimin  qeverisë së re, zbulohet se ministria e drejtuar nga Ahmetaj do të quhet : Ministria e Financave Ekonomisë.

Kreu i qeverisë i ka shtuar “Europën” Ditmir Bushatit dhe i ka hequr “Punën”, Arben Ahmetajt.

Shkresa dërguar Metës

Z.Ilir Meta President i Republikës

Lënda: Propozim për përbërjen e Këshillit të Ministrave dhe emërimin e ministrave.

Zoti President,

Si kryeministër i emëruar, mbështetur në pikën 1, të nenit 98, të

Kushtetutës, Ju paraqes përbërjen e Këshillit të Ministrave dhe

propozimet për emërimin e ministrave përkatës, si më poshtë vijon:

Z. Edi Rama- Kryeministër

Znj, Senida Mesi- Zëvëndëkryeministre;

Z. Ditmir Bushati- Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme;

Znj. Olta Xhaçka- Ministre e Mbrojtjes;

Z. Fatmir Xhafaj- Ministër i Brendshëm

Z. Arben Ahmetaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;

Z. Damian Gjinkuri- Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Znj. Lindita Nikolla- Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;

Znj. Etilda Gjonaj- Ministre e Drejtësisë;

Znj. Mirela Kumbaro Furxhi- Ministre e Kulturës;

Z. Niko Peleshi- Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

Znj. Ogerta Manastirliu- Ministre e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale;

Article Logic
Execution time: 0.0034158229827881