INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ''bie dakord'' me propozimin e PD: Draftin e PD-së do ta çojmë në Komisionin e Venecias, Vettingu të fillojë nga sarajet e mia

Rama ''bie dakord'' me propozimin e PD: Draftin e PD-së do ta çojmë në Komisionin e Venecias, Vettingu të fillojë nga sarajet e mia

Publikuar më: 21:30 13-09-2018

Kryeministri Edi Rama deklaroi publikisht se është pro vettingut në politikë, nismë kjo e propozuar nga Partia Demokratike. Kreu i qeverisë tha se do të ishte i lumtur që vettingut t’i nënshtroheshin të gjithë, politikanë e zyrtarë, madje edhe familjarët e tyre. Ai tha se ishte i gatshëm që ky proces të nisin nga sarajet e tij.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se draftin e Partisë Demokratike për “Vetting në politikë” do ta dërgojë në Komisionin e Venecias.

Rama tha se është i gatshëm të ofrojë të gjitha të dhënat për pasurinë e tij te çdo komision, por insistoi se vettingu i politikanëve duhet të përfshijë edhe të afërmit e tyre.

“Siç është do ta fusim në qese, gurin që kanë hedhur në lumë, do ta çojmë në Komisionin e Venecias, aty ka dhe lumë, dhe do ta shikojnë. Nëse Komisioni thotë që kjo është në përputhje me Vettingun, do ta votojmë, nëse Komisioni i Venecias thotë “ej po atë gurin që hodhët aty pse e hodhët edhe këtu”, do t’i themi “e kuptoni sa artist është Luli?”, U shpreh kryeministri Rama në emisionin “Open” në Tch.

Ai gjithashtu u shpreh: Ata nuk dinë as vetë çfarë kërkojnë… Të vijë njëherë të vetingu që kemi bërë ne. Ka një veting për politikanët, për lidhjen me krimin, pasurinë e tyre dhe të rrethit familjarë. Njerëzve u intereson sa të ardhura të dala nga xhepat e tyre kanë marrë në zotërim në mënyrë të paligjshme. Këta të tre do ngrejnë një strukturë për të hetuar veten e tre? Nuk është çështja që nuk jam dakord por kjo është një farsë, nuk kuptohet se çfarë është. Veting i politikanëve janë duart… i ke të pastra apo nuk i ke?!”

 

Article Logic
Execution time: 0.0033440589904785