INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama çudit sërish me stilin. “Poturet” i vesh me këpucë, atletet me kostum [VIDEO]

Publikuar më: 17:52 07-11-2017

Kryeministri Edi Rama çudit sërish me veshjen e tij. Këtë herë vendin e pantallonave e kanë zëne poturet. Në përurimin e Ujësjellësit në Fier Rama u shfaq i veshur në mënyrë të pazakontë. Xhaketë kombinuar me çitjane të zeza dhe këpucë serioze. Ai shfaqet duke ecur përkrahë ambasadores gjermane, përfaqësuesit të BE-së, ministrit Gjiknuri dhe kryetarit të Bashkisë. Duket se kreu i qeverisë Rama ka vendosur të surprizojë me veshjen e tij sa herë shfaqet përkrahë përfaqësuesve ndërkombëtarë. Stili i veshjes së Ramës jo më kot ka tërhequr revistat e modës. Bëhet fjalë për një kombinim të pazakontë ku atletet i vesh me kostum zyrtar ndërsa poturet i kombinon me këpucë serioze

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832