Sot, Ilir Meta u zgjodh me 87 vota “pro” dhe vetëm 2 "kundër" Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.
Me Metën President duket sikur mori fund edhe kriza PS-LSI por ka mbetur edhe një çështje shumë e rëndësishme për t’i diskutuar mes dy krerëve të aleancës: KOALICIONI POSTZGJEDHOR.
Për këtë, mëson se Rama e Meta do të takohen sonte në mbrëmje në një darkë që mbahet sekrete. Dy liderët do trokasin gotat për postin e ri të Metës, por darka më shumë se sa festive, do të ketë karakter diskutues, shkruan newsbomb.al.
Rama në këtë darkë do të shoqërohet nga i besuari i tij Taulant Balla dhe Meta nga Petrit Vasili, që me shumë gjasë do të jetë edhe pasuesi i tij tani që kreut të Kuvendit i duhet të heqë dorë nga një sërë postesh që mban aktualisht, përfshirë këtu edhe postin e Kreut të LSI-së, raporton newsbomb.al.
Balla dhe Vasili duket se do jenë edhe “dëshmitarët” e kësaj darke ku do të vendoset fati i koalicionit postzgjedhor.