INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: ‘’Dora e shtrirë për dialog, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme’’

Rama: ‘’Dora e shtrirë për dialog, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme’’

Publikuar më: 19:53 21-02-2019

Pavarësisht lënies së mandateve nga opozita, kryeministri i vendit Edi Rama la të kuptohet se e vetmja rrugë bashkëpunimi me ta është ulja në një tryezë dialogu dhe jo zgjedhjet e parakohshme e qeveria transitore e kërkuar nga opozita.

Ai tha se qeveria tashmë do shërbejë me më shumë përulësi, ndërsa ka moto bashkëpunimin.

“Zgjedhjet do jenë në qershor dhe në vitin 2021. Qasja dhe ndërveprim i ynë me demokratët nuk do mungojë, dora e dialogut për opozitën do jetë e shtrirë. Jeta e tyre parlamentare mbaroi për këtë legjislaturë, por jeta e tyre politike vazhdon. Ne do shërbejmë me përulësi ndaj njerëzve të këtij vendi. Ata që ikën do bëjnë çmos të përçajnë më shumë, ne që jemi këtu do bëjmë të pamundurën të bashkojmë më shumë”,- tha kryeministri.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822