INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama e quajti media kazani. Shikoni reagimin e gazetares italiane të “Le Iene”[FOTO]

Rama e quajti media kazani. Shikoni reagimin e gazetares italiane të “Le Iene”[FOTO]

Publikuar më: 22:09 11-11-2017

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bulqizë ka kritikuar edhe gazetarët italianë pas një reportazhi të bërë nga ata në Bulqizë, per fëmijët që mblidhnin krom në kushte të vështira.

Rama tha: “Më erdhi inat me ca italianë se dhe atje kazanë sa të duash ka. Kishin bërë një reportazh të ndyrë për Bulqizën më filmime të vjetra, me fëmijët që turreshin për të mbledhur krom.

Faktikisht sot nuk është më si fenomen. Ka raste sporadike, por nuk është më.

Po ishin filmime të vjetra mo… edhe e nxjerrin atje: “Ja Shqipëria, turren…tmerr. Tmerr. Çfarë të thuash!”

E ndërsa fëmijët dëshmonin me zë dhe figurë se kjo ishte një mënyrë për të ndihmuar familjet e tyre të varfra dhe gazetarja Alice Martineli i shoqëroi ata përgjatë një dite pune me mineralet.

Pamjet ishin shokuese dhe u bënë virale duke sensibilizuar por edhe zemëruar gjithë shoqërinë.

Nisma Thurje ka kontaktuar me gazetaren e Le Iene duke e pyetur se kur janë bërë xhirimet, pa u dhënë kontekst të deklaratave të Kryeministrit.

Ajo konfirmoi se xhirimet janë bërë nga datat 14 në 16 tetor të këtij viti.

Kur i sqaruan se përse po e pyesnin gazetarja tha se për këtë çështje do të ketë edhe një deklaratë zyrtare nga Le Iene dhe ishte e shokuar se si një kryeministër mund të gënjejë hapur dhe në vend që të merret me zgjidhjen e problemit, shan median që e solli në vëmendje.

do_figsw.jpg

sdn_9isdv.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0044701099395752