INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama i ashpër me Ilir Metën, paralajmëron dhe socialistët

Rama i ashpër me Ilir Metën, paralajmëron dhe socialistët

Publikuar më: 12:58 03-07-2017

Edi Rama i ka përcjellë mesazhe të forta jo vetëm socialistëve të zgjedhur por dhe presidentit të ri Ilir Meta. Në takimin me deputetet e rinj të PS dhe krerët e bashkive të drejtuar nga socialistët Rama ka lëshuar mesazhe të forta duke paralajmëruar gjithashtu dhe reforma të thella në vend.
1. Fitorja është e Shqipërisë, ndërsa e jona është barra e përgjegjësisë që kemi marrë.
2. Skuadra e qeverisë do të jetë në fillim të shtatorit dhe kjo do të bëhet vetëm nga unë. Strukturat e qeverisë së re do të shpallet vetëm pas procesit të reflektimit që do të shpallen në Asamblesë Kombëtare.
3. Asnjë prej jush nuk duhet të largohet me pushime deri në 1 gusht, e di qe sa energji keni harxhuar por askush nuk ju ka marrë me zor.
4. Ta mbajmë mirë vath në vesh, unë i pari padiskutim , se mbështetje kaq shumë e madhe nuk është vlerësim por besim për atë që mund të bëjmë të zgjidhur nga zinxhirët e një koalicioni me jo pak probleme.
5. Marrëveshja e 18 majit do të jetë një busull orientuese në marrëdhëniet qeveri opozitë.
6. Falënderoj Ilir Metën, natyrisht jo për gjërat që i çoi edhe një herë për dreq, me arsyen kronikë të mosarsyes së tij, duke hedhur në erë projektin e të majtës së bashkuar, por për çdo kontribut pozitiv dhe të pamohueshëm që dha në punën e përbashkët.
7. Do ti lutem publikisht që të reflektojë një orë e më parë e të kthjellohet si presidenti që mori votat tona për të qenë konsensual për të qenë mbi palët jo kundër palëve dhe të përqendrohet tek riparimet që i bëri gjatë këtyre 40 ditëve rolit të Presidentit.
8. LSI përpara Shqipërisë është një vrimë në ujë dhe përjetimi tragjik i daljes së partisë së tij personale nga roli i çelësit për shumicën qeverisëse nuk duhet ta damkosë figurën e Presidentit.
9. Shërimi i administratës shtetërore nga kanceri i tepsisë së pushtetit.
10. Duhet ta nisim operacionin moral nga vetja. Çdo kryetar bashkie apo deputet që do më shumë gjakun e tij, të lërë detyrën që sot.
11. Sot jemi më të fortë se asnjë herë sepse kemi mbështetjen e njerëzve të zakonshëm. Kjo mbështetje është me kushte të rëndë që nuk e plotësuam kushtet, do kemi fatin e PD në këto zgjedhje.

Article Logic
Execution time: 0.0037920475006104