INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama i drejtohet presidentit Trump: “Mos na braktis te rusët” [Video]

Publikuar më: 18:05 24-02-2017

“Mos na braktis te rusët”. Ky ka qenë mesazhi për presidentin Trump dhe njëkohësisht shqetësimi që kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ka hezituar ta shprehë gjatë një interviste të dhënë për gazetën britanike “The Telegraph”. Në këtë intervistë Rama ka folur për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan duke theksuar shqetësimin se indiferenca e SHBA-ve do të inkurajojë Moskën për të shtuar ndikimin në rajon.
"Rusia ka qenë i interesuar për përhapjen e ndikimit të saj në rajon dhe ka arritur të ketë shumë ndikim në këtë zonë . Ballkani është në rrezik nga ndikimi i Rusisë nëqoftëse administrata e Trump injoron rajonin”
Ai ngre pikëpyetje rreth faktit nëse Bashkimi Evropian është duke bërë mjaft për të siguruar stabilitetin në rajon, për të bllokuar komplotet e pretenduara të Moskës. Pjesë e komploteve të Rusisë cilësohet edhe rasti i komplotit për vrasjen e kryeministrit të Malit të Zi. Për këtë në rajon ka shqetësime se indiferenca e Uashingtonit do të inkurajojë Moskën.
“Pa mbështetjen e SHBA, ballkani nuk do të jetë një vend ku ka paqe dhe bashkëpunim. Për Shtetet e Bashkuara kjo zonë është shumë e rëndësishme e strategjike por dhe SHBA është shumë e rëndësishme për ne”.
Rama theksoi se nëse do të ketë një tërheqje nga SHBA dhe BE, “ne mund të kthehemi aty ku e nisëm dhe te gjithe e kane parasysh se ç’do të thotë aty ku e nisëm në Ballkan”.

Article Logic
Execution time: 0.0034799575805664