Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë sot një takim me krerët e partive aleate me të cilët ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit opozitar.
Bëhet me dije se takimi është thirrur nga Basha dhe do të diskutohet në lidhje me vijimin e mëtejshëm të aksionit opozitar, dy ditë para protestës së gjashtë kombëtare që do të zhvillohet në Tiranë.
Një ditë më parë përmes një letre publike kryeministri Edi Rama i kërkoi Bashës të uleshin në një tryezë dialogu ku të bisedonin pa kushte.