INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama i shpërndan mes batutave pikante lejet e legalizmeve në Cakran [VIDEO]

Publikuar më: 11:45 07-04-2017

Kryeministri Rama ka ndarë përmes dhjetra batutave të shoqëruar me të qeshura lejet e fundit të legalizimeve për banorët e Cakranit të Fierit. Madje i ka ndarë ata në socialistë dhe demokratë. Këtyre të fundit u ka kërkuar ti bëjnë apel Lulzim Bashës për tu takuar me të.
“E shoh nga sytë se i ke blu që je demokrat, thoi Bashës dil nga çadra të takohet me mua,”, tha Rama. Ndërsa fermeri i tha: Po i them të dalë për të mirë të popullit të bisedojnë me ju.
Kryeministri, demokratëve të tjerë iu bëri këtë propozim përmes një battue: Na keni ne lereni Saliun se ju la dy gishat në gojë!
Simpatizantët e sportit dhe të të majtës të Cakratit kanë krahasuar antarët e PS me lojtarët e Barcelonës.
Ja ç’tha fermeri:
Jam tifoz i Barcelonës, Saimir Tahiri, Lionel Messi, ti je si Guardiola. Juvja do humbasi, 1 me 2 në Torino, kurse në tjetrën 3 me 2. PS e vetme merr 73 deputetë, do vemi bast bashkë? Në aktivitete të këtij lloji është bërë e udhës që Rama nuk lë pa përmendur dhe ish kryeministrin Berisha  po këtë herë ishte edhe më ironik.
“Të përmendësh Saliu është dhe si të përmendësh qoftë largun,” tha Rama.
Në Cakran të Fierit sot u ndanë rreth 1000 leje legalizimesh dhe mbi 90% ishin shtëpi.

Qeshni përmes kronikës së IN NEWS...

Article Logic
Execution time: 0.0053951740264893