Asnjë motivacion s’ka dhënë Kryeministri Edi Rama për shkarkimin në bllok të 12 perfektëve në të gjithë vendin. E po kështu dhe për emërimin e të rinjve që i ka prezantuar sot. Ajo që të habit është fakti se të gjithë të emëruarit e rinj janë ish ushtarakë.
Rama e tha e vetë se është zgjedhur një profil i ri për figurën e prefektit, ushtarakë rezervë nga FA për drejtimin e këtij institucioni vendor.
Ja kush janë prefektët e rinj:
Prefekti i Kukësit-Zenel Kuçana
Prefekti i Dibrës-Abedin Shehu
Prefekti i Shkodrës-Çesk Millja
Prefekti i Lezhës-Gjergj Prendi
Prefekti i Elbasanit-Nasip Malaj
Prefekti i Fierit-Baki Bala
Prefekti i Vlorës-Flamur Mamo
Prefekti i Korçës-Dhori Spirollari
Prefekti i Gjirokastrës-Astrit Aliaj
Prefektja e Tiranës-Suzana Irollari
Prefekti i Beratit-Harilla Dafa