INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama, kryebashkiakes së Shkodrës: Jam kundërshtari i parazitëve që iu punon goja, jo zemra

Rama, kryebashkiakes së Shkodrës: Jam kundërshtari i parazitëve që iu punon goja, jo zemra

Publikuar më: 16:42 08-04-2017


Rama ka vijuar me përgjigje-akuzat e tij ndaj kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi.
Në një mesazh në faqen e tij në ‘Facebook’ Rama nuk ka nguruar që t’i kthejë përgjigje Ademit, pasi kjo e fundit theksoi se Ura e Bunës ishte në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Me ironi kreu i qeverisë tha se ai nuk ishte kundërshtari i saj politik, por i dembelëve që sipas tij u punon gjuha e jo truri.

MESAZHI I RAMËS
Ja ç’paska postuar sot kryebashkiakja e Shkodrës pas postimit tim për Urën e Bunës:
Kryeministër, sa herë flet për Shkodrën ti bën autogol! Shumë komode të të kem ty kundërshtar politik. Edhe një grusht njerzish socialistë që të kanë mbetë në Shkodër e dinë se ura e bunës është pronë e Ministrisë se Mbrotjes. Ju vetë, qëllimisht po tentoni të shkatrroni Shkodrën, por nuk ia dolën asnjë, as komunizmi! E ketë lojë e kanë kuptuar të gjithë. Sa për transparencë, po publikoj shkresën që i kemi dërguar Ministrisë dhe u kemi thënë qe po kontribuojmë me fonde, por ato kanë heshtur, sepse duhet që ti të bësh foto! Nëse ke dashuri për Shkodrën atëherë, mos e shkatrro siç po bën për hakmarrje politike. Dhe nëse ke dëshirë te drejtosh Shkodrën në qofsh burrë, hajde pas dy vitesh, konkurro ketu në Shkodër përballë meje!
Faleminderit qe ekziston edi rama!

Ja një përgjigje e mundshme imja për zonjën kryetare:
Voltana, ti në Bashkinë e Shkodrës nuk bën asgjë më shumë se sa ç’bëri Lulëzimi në Bashkinë e Tiranës, dmth vetëm fle, dhe në jetë nuk bën asgjë më shumë se sa ç’bën Lulëzimi në çadër, dmth flet po nuk mban përgjegjësi për çfarë thua! Po njësoj si Lulëzimi ti i jep shumë rëndësi vetes duke menduar se unë jam kundërshtari yt?
Por në fakt unë jam thjesht kundërshtari i dembelëve që u punon gjuha jo truri, i parazitëve që u punon goja jo zemra, i karagjozëve që u punon djallëzia jo qytetaria. Nuk e di nëse ti hyn në këto kategori që kanë populluar politikën shqiptare prej çerekshekulli e këtej, sepse realisht s’të kam parë ndonjëherë me këtë sy, por di me siguri që mes Shkodrës e teje, ka po aq lidhje sa ç’kishte mes Lulëzimit e Tiranës.
Kështu që kur ti flet për si nuk e shkatërroi dot komunizmi Shkodrën, mua thjesht më vjen keq për si po shkatërrohet Shkodra teksa ti fle dhe sheh ëndrra sikur unë jam kundërshtari yt, meqë ti qenke antikomuniste?
Ndërkohë unë i shkreti thjesht mundohem të të zgjoj nga gjumi, sa herë flas për Shkodrën, sepse më dhimbset Shkodra jo se dua të hakmerrem për ëndrrat e tua të rehatshme. Po që të mos e zgjas se do jesh duke fjetur, fatmirësisht kam shahit disa kolege të tutë, demokratë që nuk ngjajnë as me Lulëzimin as me ty, nga Tropoja në Përmet! Ata mund të të dëshmojnë se mua më mjaftojnë projektet dhe pasioni për qytetin, për të bashkëpunuar me bashkitë pa dallim, e për ta çuar erën e Rilindjes Urbane nga lart në Veri deri poshtë në Jug?
Po ti fli, fli e mos e vrit mendjen hiç që Shkodra nuk është repart ushtarak e Ura e Bunës është simbol i qytetit jo aset i ushtrisë? Dhe ashtu në gjumë më jep si gjithmonë përgjigjen “antikomuniste” të radhës, vetëm aman të keqen kujdes, fjalen konkuro mos e shkruaj me dy “rr” se kuptohet që je duke gërrhitur✌
E meqë ra fjala po këto plehrat nën Urën e Bunës kush i ka, ushtria apo policia?
#VajmedetpërShkodrën

Article Logic
Execution time: 0.0038738250732422