INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Marrëveshja me Greqinë u kursen shqiptarëve 6.7 milionë euro[VIDEO]

Rama: Marrëveshja me Greqinë u kursen shqiptarëve 6.7 milionë euro[VIDEO]

Publikuar më: 09:24 06-03-2018

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë duke dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi. Rama bën me dije përmes një postimi në Facebook, se Greqia njeh vulën apostile me Shqipërinë, çka do t'iu kurseje shqiptarëve miliona euro.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë video që shpjegon se si heqja e vulës apostile me Greqinë u kursen qytetarëve shqiptarë 6.7 milionë euro në vit nga xhepat e tyre duke i çliruar dhe prej barrës së rëndë të nxjerrjes së 210 mijë letrave çdo vit, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.
Po çfarë është vula apostile?
Vula Apostile, është një lloj legalizimi që autoriteti kompetent i një shteti i bën dokumentit publik duke e kthyer dokumentin në të vlefshëm edhe për shtetet e tjera që kanë nënshkruar konventën. Pra Apostille është një legalizim i mundshëm i parashikuar vetëm për shtetas që vijnë nga vendet që kanë nënshkruar Konventën e Hagës së 5 tetorit 1961 lidhur me heqjen e legalizimit të akteve publike të huaja. Gjatë viteve konventa është ratifikuar dhe zbatuar nga shumë e shumë vende dhe parashikon që të mos kërkohet më legalizimi i certifikatave pranë autoriteteve konsullore, por të njihen si të vlefshme të gjitha ato certifikata që kanë të ashtuquajturën apostile të vënë nga autoritetet e vendit që kanë lëshuar dokumentin.

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715