INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama mbledh ministrat e rinj në Vlorë, ja për çfarë diskutuan

Rama mbledh ministrat e rinj në Vlorë, ja për çfarë diskutuan

Publikuar më: 18:43 28-08-2017

Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në një takim informal në Llogara të Vlorës kabinetin e ri qeveritar, kreun e Parlamentit, Gramoz Ruçi si dhe kreun e Grupit Parlamentar, Taulant Balla.

Në takim pritet të diskutohet për shpërndarjen e godinave ministrore, pas ndryshimeve si shkrirja e disa ministrive, ndarjen e kompetencave, rregullimin e 104 drejtorive në varësi, përgatitjen e kuadrit ligjor për zbatimin e skemës së re të qeverisë, hartimi i programit qeverisës si dhe drejtimin e pesë komisioneve parlamentare nga Partia Socialiste.

Takimi ka nisur në orën 17:00 e do vazhdojë dhe ditën e nesërme në një prej restoranteve në Parkun e Llogarasë.

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391