Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të dielën në mëngjes qeverinë në një takim informal në Elbasan. Bëhet me dije se në këtë takim do të jenë të pranishëm ministrat e shkarkuar nga Rama dhe ministrat e sapoemëruar.
Në fokus të këtij takimi do të jenë prioritetet e këtij viti për qeverinë Rama. Nuk do të mungojnë në takim kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.