“Mbyllja e lotove do të jetë një dhuratë për çdo familje për Vitin e Ri”, kështu u shpreh Kryeministri Rama ditën e sotme në një takim me gratë dhe vajzat në Laprakë.
Kryeministri u shpreh se pas datës 1 janar nuk do të ketë më asnjë pikë pastesh në Shqipëri.
Ai nënvizoi se se bastet në vendin tonë janë përdorur për pastrim parash dhe se financohen nga krimi.
Por gjatë takimit nuk kanë munguar edhe batutat.
Në nisje të fjalës së tij kreu i qeverisë tha se për temën e basteve ka folur aq shumë në televizor sa madje ndonjë ditë do dalë dhe në frigorifer.
“Se për këtë temë kam folur shumë, kam dalë shumë televizor, mos u habisni shumë shpejt kur t’ju dal dhe në frigorifer”, u shpreh Rama.