Kryeministri Edi Rama ka ndjekur sot nga afër stërvitjen e futbollistëve të Kombëtares Shqiptare, të cilët kanë ndezur motorët në sfidën e sotëm kundër Islandës, ndeshjen e vlefshme për “Euro 2020”.
Me një shënim në “Facebook”, shefi i qeverisë ka shpërndarë një mesazh domethënës, ndërsa thekson se Kombëtarja nuk duhet mbështetur vetëm kur triumfon. Sipas kryeministrit, nata e sotme është çasti kryesor i Kombëtares për të treguar se sa vlen.
“Kur fitojnë mbajnë radhë të të tregojnë sa të duan, kur humbet e ke ti radhën t’u tregosh se sa vlen!#GjithnjëKuqezi??”, shkruan Rama.