Kreu i qeverisë Edi Rama kërkon garantimin e mësimit nga Universiteti i Tiranës. Në kohën kur protesta e tyre vijon në fakultete, kreu i qeverisë thotë se gjithçka do të zgjidhet përmes dialogut.
Edi Rama:
“Përshëndes deklaratën e Senatit Akademik të UT. Uroj që t'i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që po pengohet brutalisht. Kërkesat do të përmbushen sipas planit të publikuar dhe po shkojmë shumë përtej tyre. Dialogu e bashkëpunimi me universitetet do thellohet #MeStudentët”.