INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama-Meta vijojnë ritualin, takohen në Kryesi

Rama-Meta vijojnë ritualin, takohen në Kryesi

Publikuar më: 11:04 30-03-2016

E mërkura është dita kur Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvillojnë takimin e përjavshëm. Mengjesi nis shumë shpejt për dy drejtuesit e koalicionit, dhe kështu ka ndodhur dhe këtë të mërkurë. Takimi mes Ramës dhe Meta ka shërbyer për të koordinuar punën e koalicionit, dhe përgjithësit është bërë një ditë përpara seancës plenare. Ndërsa sot, takimi përkoj pak përpara se sa kreu i qeverisë Edi Rama të zhvillojë takimit me komisionerin Johanes Hahn. Mësohet se takimi i përjavshëm në Kryesinë e Kuvendit, zgjati për rreth 50 minuta.

Ndërkohë takimi me komisionerin Hahn bëhet për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit, mbi përpjekjet e autoriteteve të vendit në rrugën e reformave si dhe për të nxitur fuqimisht një miratim të shpejtë të reformës së thellë në drejtësi.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0024938583374023