INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ministrave teknikë iu vë

Rama ministrave teknikë iu vë "përballë" zëvendësministra të rinj socialistë

Publikuar më: 12:53 22-05-2017

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të zëvendësojë me disa ekspertë të fushave përkatëse dhe disa zëvendësministra. E ata emërohen në ministritë ku u caktuan ministrat teknikë.
Në Ministrinë e Shëndetësisë, emërohet zv/mnistre Mira Rakacolli, një nga mjeket e neurologjisë në QSUT dhe profesoreshë në Universitetin Mjekësor.
Nga posti i zv/Ministrit të Financave largohet Ervin Mete dhe emërohet Irena Beqiraj, e cila e ka mbajtur edhe më parë këtë post si e komanduar.
Dihet se Irena Beqiraj ka qenë një ndër të besuarat e kryeministrit Rama dhe për shumë kohë ka qenë edhe në krye të Drejtorisë së Doganave.
Edhe tek Ministria e Brendshme ka një tjetër lëvizje, në vend të Elona Gjebreas, zëvendësministre është emëruar Rovena Vode, e cila është personi që prej kohësh mbante postin e Drejtorit të Kabinetit.
Ndërkaq tek Drejtësia largohet Eridian Salianji dhe në vend të tij emërohet si zëvendësministre, Etilda Gjonaj, e cila më herë ka qenë edhe komisionere pranë Avokatit të Popullit.
Ndryshimet kanë prekur edhe ministrinë e Arsimit ku largohet zv/ministri Redi Shtino. Në vend të tij, emërohet Gerti Janaqi i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Institutit të Zhvillimit të Arsimit.

Article Logic
Execution time: 0.0030248165130615