INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama për studentët: Ndryshon VKM për tarifat e shkollimit, ja kush dhe sa përfitojnë

Rama për studentët: Ndryshon VKM për tarifat e shkollimit, ja kush dhe sa përfitojnë

Publikuar më: 12:38 26-12-2018

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediet nga Kryeministria ka thënë se studentët janë në fokus kryesor të qeverisë dhe "Pakti për Universitetin" do të bëhet publik në janar të vitit të ardhshëm.

Me VKM të posaçme qeveria ka vendosur për kërkesat.
Kështu janë përcaktuar kategoritë e individëve që përfitojnë ulje të tarifës së studimit. Rama deklaroi se tarifa do të ulet 100% për gjithë ekselentët të cilët do të kenë bursë. Bursa rritet në 100 mijë lekë në muaj dhe ekselenca zgjerohet nga vetëm 10 tek mbi 9.

Po kështu kryeministri njoftoi se tarifa ulet 100% plus bursë të shtuar për studentët me ndihmë ekonomike dhe grupet në nevojë.

Rama tha se do paguhet 50% e tarifës për gjithë studentët e tjerë, ndërkohë që nga shtatori, që të mbajnë 50% bursën studentët duhet të kenë mesatare mbi 6.

Një tjetër pikë e vendimeve të qeverisë ishte ajo për masterat. Shefi i ekzekutivit tha se në master do ketë 50% tarifë për studentët me mesatare mbi 9, por dhe për ata me ndihmë ekonomike dhe nga grupet në nevojë.

Lidhur me transparencën në institucionet e arsimit të lartë, kryeministri Rama u shpreh se do të krijohet struktura për kontrollin. “Kjo është një qasje shteruese për transparencën, plus mekanizmat për kërkesat dhe ankesat për mos veprimin e drejtuesve të arsimit të lartë. Në vendim krijohet struktura për kontrollin e transparencës për arsimin e lartë dhe trajtimit të këtyre ankesave. Afati i realizimit është Prill 2019”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0035901069641113