INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në Kukës: Mjekët specialistë në rrethe deri në 2019

Rama në Kukës: Mjekët specialistë në rrethe deri në 2019

Publikuar më: 12:23 10-02-2018

“Do shkoj Tirana në të gjitha spitalet ku ka nevojë për specialistë, sepse deri në janar të 2019 na duhet të bëjmë këtë gjë pastaj do vijnë mjekët specialistë që do të jenë full time çdo ditë. Pavarësisht nga ky fakt, të gjithë nevojat tashmë po përballohen dhe kjo është e rëndësishme. Të gjithë rastet kur mjekë specialistë të nivelit tuaj të pranojnë të shkojnë në spitalet e tjera ku nuk ka specialiste ne do të japim një bonus plus rrogës, që të marrin aq sa marrin kur shkojnë ditën e parë në Gjermani e Itali po qe se kanë fatin të gjejnë punë’ kështu u shpreh kryeministri Rama gjatë një vizite në spitalin e Kukësit ku ishte i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Rama u shpreh se ky sistem patronazhimi ka ulur ndjeshëm fluksin e pacientëve që drejtohen drejt Tiranës.

Mjekëve specialistë që i janë përgjigjur programit të sistemit të patronazhimit të spitaleve rajonale nuk do t’u duhet më të shkojnë në rrethe që nga janari i 2019-tës, kur dhe do të përfundojnë 300 specializantët e parë.

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496