Kryeministri Edi Rama gjatë këtyre dy ditëve kur vendi është përfshirë nga përmbytjet ka qënë prezent në shumë prej zonave problematike.
Sigurisht krahas problematikave që ka shkaktuar moti i keq ajo që ka rënë në sy ka qënë edhe veshja e kryeministrit, i cili ditën e djeshme ishte me një xhup ku ishte logoja e skuadrës gjermane Bayern dhe sot ka zgjedhur një xhup ku është e stampuar logoja e skuadrës italiane Juventus për të cilën Rama bën tifo.