Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e nesërme një vizitën në qytetin e Shkodrës, ku temë diskutimi do të jetë dhe vendosja e TVSH te biznesi i vogël, një temë që ka ngjallur tepër debate mes palëve politike.
Kryeministri Rama do të jetë në mesditë në një panel me bizneset e vogla për të diskutuar për TVSH, gjatë Panairit të parë Rajonal të Punës për Shqipërinë.
Ndërsa në media u përhap lajmi se Rama do të shkojë në Shkodër, mediat lokale të qytetit shkruajnë se Rama do të vizitojë shkollën industriale “Arben Broci” ku do të flasë për rëndësinë e arsimit professional në vend.
Sipas mediave lokale në shkollën industriale ku Rama do të shkojë nesër, nga dita e mërkurë nuk bëhet mësim. Në shkollë janë duke u bërë përgatitje për pastrimin dhe rregullimin e ambientit, dhe ato të konviktit.