INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama nuk ndalet në sulmin ndaj gazetarëve. Mësoni çfarë ju tha sot bizneseve të huaja?

Rama nuk ndalet në sulmin ndaj gazetarëve. Mësoni çfarë ju tha sot bizneseve të huaja?

Publikuar më: 09:24 26-10-2017

Pas zhurmës së madhe që shkaktoi përballja e n jë ditë më parë me gazetarët,. Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë në sulmin ndaj medieve. Në Konferencën e Dhomave të Tregtisë, foli për një tjetër Shqipëri nga ajo që paraqesin mediat shqiptare. E në këtë pikë ai nuk nguron që ti japë një këshillë përfaqësuesve të bizneseve të huaja, që duan të shtrijnë aktivitetin e tyre në vendin tonë.
Edi Rama:
Shqipëria është një vend që nuk mungojnë problemet nëse ju do të dëgjoni sidomos ambasadorët e huaj, të cilët me shumë të drejtë janë shumë kërkues dhe e shikojnë Shqipërinë jo thjesht që mund të bëhet biznes por dhe si vendin që duhet të anëtarësohet në BE. Ama po të dëgjoni sipërmarrësit që operojnë në Shqipëri me siguri do të keni një pamje shumë më inkurajuese dhe shumë më optimiste nga ajo që mund të ofrohet nga perceptimi i përgjithshme apo thashethemet e medias. Me sugjerimin që kush ka ardhur sot ti gëzohet këtij vendi të bekuar dhe kaq të bukur dhe me këshillin miqësore që as mos takoni gazetar e as mos lexoni gazeta, sepse ju pengojnë gjithë aparatin tretës, ju uroj mirë se ardhjen. Dhe ju siguroj se kush investon sot në Shqipëri nuk do të pengohet kurrë nesër.

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828