INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama paralajmëron LSI: Mos harroni kemi dhe PDIU, të ulemi për 4 vitet e ardhshme

Rama paralajmëron LSI: Mos harroni kemi dhe PDIU, të ulemi për 4 vitet e ardhshme

Publikuar më: 11:31 30-08-2016

Për 60 minuta, Edi Rama i ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë ndjekësve të tij në facebook, për pyetjet që ata kishin adresuar nëprmejt rrjeteve sociale. Fuksionimi i koalicionit, zgjedhjet e pjesshme në Dibër, rruga e Arbrit, reforma në drejtësi e deri tek urimet për ditëlindje ishin pikat që Rama preku gjatë bashkëbisedimin live me ndjekësit e tij në facebook.
Nëpërmjen një lidhje direkte video, Edi Rama foli gjatë dhe për funksionimin e koalicionit me LSI.
Edhe pse vendin e ndan më pak se një vit nga zgjedhjet e përgjithshme, Rama foli për një tryezë koalicioni. Sipas shefit të qeverisë, në këtë tryezë do të diskutohet për projektin e 4 viteve të ardhshme, por në këtë moment ai nuk harroi ti drejtojë një mesazh direkt aleatit të tij kryesor në qeveri. Tashmë tha Rama, koalicioni është në një realitet të ri pas përfshirjes në qeverisje dhe të PDIU.
Edi Rama:
“Unë e di që koalicioni ka shumë mbështetës, por ka edhe shumë kundërshtarë. Ka jo pak gjëra që duhet të kërkohet ndjesë për mënyrën se si ndërtohen marrëdhëniet me qytetarët në një zonë apo në një zonë tjetër. Në nivelin tjetër, strategjik, koalicioni po i bën një nder këtij vendi në zbatimin e reformave. Ne do të ulemi dhe do të diskutojmë programin për katër vitet e ardhshme dhe do të vendosim si do të paraqitemi përpara qytetarëve për mandatin tjetër dhe të mos harrojmë që koaliconi ka një komponent të ri dhe ajo është PDIU. Të gjithëve ju them se ky koalicon në kërkimin e të përditshëm mund të ketë shumë gjëra për të rrudhur buzët, por në aspektin strategjik ka meritën që është baza e transformimit të Shqipërisë”.

Article Logic
Execution time: 0.0038349628448486