INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama për Himarën: Të investojmë që të vij me Koçon për të kaluar pleqërinë

Rama për Himarën: Të investojmë që të vij me Koçon për të kaluar pleqërinë

Publikuar më: 16:04 02-04-2016
Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Himarën bashkë  me deputetët e jugut, ku ka prezantuar programin  e zhvillimit për fshatrat e Bregut, Vunoin, Qeparoin, Dhermiun etj. 
Rama tha: “Ne jemi gati të fillojmë nga investimi. Do të investojmë në Vuno në Dhërmi, në Qeparo, ku ka filluar studimi. Flas për Qeparoin e sipërm sepse në atë të Poshtmin po investohet. Po investojmë në studimin e ri për rehabilitimin urban dhe poshtë në Dhërmi, edhe poshtë në Jalë, një perlë që është kthyer në një situatë të papranueshme me ndërtime dhe me infrastrukturë të papranueshme dhe brenda një kohe të shkurtër t’i japim gjithë vijë bregdetare një mundësi të re, që të gjitha shtëpitë të kthehen në turistike, që familjet që janë këtu ose jo, të hapin shtëpitë dhe të nxjerrin fitime.”
Kryeministri theksoi gjatë prezantimit se ne “jo vetëm duam të shpëtojmë atë që kemi trashëguar, por edhe ta kthejmë në zhvillim ekonomik e social. Nuk besoj se ka ndonjë vend që të kishte Himarën, Vunoin, Qeparoin e do t’i lejonte vetes t’i lindte në këtë katandi dhe të lejonte të rrënoheshin para syve të tij. Po të kemi parasysh edhe Gjirokastrën e Beratin, pamja e mungesës së ndjeshmërisë së shtetit bëhet katastrofike.
 
Ne jemi gati të fillojmë nga investimi, do të investojmë në Vuno në Dhërmi, në Qeparo, ku ka filluar studimi. Flas për Qeparoin e sipërm sepse në atë të Poshtmin po investohet.
Po investojmë në studimin e ri për rehabilitimin urban dhe poshtë në Dhërmi, edhe poshtë në Jalë, një perlë që është kthyer në një situatë të papranueshme me ndërtime dhe me infrastrukturë të papranueshme dhe brenda një kohe të shkurtër t’i japim gjithë vijë bregdetare një mundësi të re, që të gjitha shtëpitë të kthehen në turistike, që familjet që janë këtu ose jo, të hapin shtëpitë dhe të nxjerrin fitime. Kështu nxiten interesi dhe rregullohet imazhi shumë i dëmtuar i Shqipërisë në këto vite, kur turistëve për të shkuar në dhomë u është dashur të shkojnë mes rrugëve me plehrave. Bashkë me bashkinë e Himarës kemi ndërmarrë shumë gjëra dhe në pak vjet do të bëjmë një realitet tërësisht të ri, një bregdet i rilindur në kuptimin më të mirë të fjalës. E di që pritshmëria është e madhe dhe padurimi i madh dhe kjo na mundon, sepse qytetarët kanë pritur shumë vjet po kjo nuk bëhet menjëher. Sepse bashkë me studimet duhen bërë dhe inventarët se shteti ishte bërë si magazinë pa inventar. Po duheshin larë dhe borxhet. Kështu që hapi pas hapi kemi filuar këtë zinxhir investimesh.”
 
Më pas, Kryeministri  e ka vazhduar fjalimin e tij duke thënë:  “Që pleqërinë që po na afrohet mua dhe Koços, të vijmë këtu dhe ta kalojmë kohën tek sheshi i vogël afër lapidarit, ku është traditë që pleqtë mblidhen dhe flasin për problemet e botës.”
 
Article Logic
Execution time: 0.0018808841705322