Përmeti është vendi me të cilin ka zgjedhur kryeministri Edi Rama të përshëndes shqiptarët sot. Bëhet fjalë për një pamjet të ujërave termal dhe urës së Kadiut në Bënjë të Përmetit. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i komentuesve përmetar. Një prej tyre tregon problemin e madh, atë të mungesës së ujit me të cilin përballem banprët. “Mirëmëngjes nga Përmeti që 1 orë ujë në ditë vjen në të gjithë qytetin e rethuar vetëm me ujë nga të gjitha anët. Jemi vendi që se kemi problem të jetojmë dhe pa ujë, i përshtatemi ambientit, respekte”-komenton ai.
Statusi i plotë i Edi Ramës
MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje të ujrave termale nën Urën e Kadiut në Bënjë të Përmetit, një oaz i bukur monumentesh të natyrës dhe historisë tonë kulturore.