Kryeministri Edi Rama ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale pasi vendoi të postoj një foto të kundërshtarit të tij politik Lulzim Basha. Vizita e kryedemokratit në zonat e përmbytura është vlerësuar nga Rama. “Gjithkush prej nesh mund të bëjë punë të mira dhe kur dikush e bën një punë të mirë, sado e vogël a e madhe qoftë, duhet falenderuar e respektuar për atë punë, pavarësisht nëse në jetën e përditshme mendojmë njësoj a mendojmë krejt ndryshe”-shkruan kreu i qeverisë. Por vetëm pak tre ditë më parë në seancën parlamentare Rama nuk kurseu batutat dhe ofendimet për liderit e opozitës ndërsa tha se PD në duart e Bashës nuk është gjë tjetër veçse një lodër.