Kryeministri Edi Rama ka zbuluar këtë të mërkurë projektin për ndërtimin e Terminalit të autobuzave ndërurbanë në kryeqytet. Shefi i ekzekutivit ka përcaktuar edhe afatin se kur pritet të përfundojë Terminali Lindor i Tiranës, i cili është parashikuar të ndërtohet në Farkë. Nëpërmjet një postimi në facebook, kryeministri prezanton projektin.
Edi Rama:
“MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë projekt që brenda vitit 2019 do të bëhet Terminali Lindor i Tiranës në Farkë, një stacion modern i autobuzave ndërurbanë dhe ndërkombëtarë në kryeqytet, ju uroj një ditë të mbarë ?”